Fernando Arrabal: “Bisedė me vetveten”

 

Redaksia e revistės “The Drama Review” i dėrgoi dramaturgut Fernando Arrabal-i nė Paris njė seri pyetjesh pėr problemet e teatrit tė tij dhe atij modern. Fernando Arrabali nuk u pėrgjigj nė asnjė nga kėto pyetje, por i dėrgoi redaksisė kėtė auto-intervistė, e cila u botua nė faqet e “The Drama Review” 41 (1968).
 

Arrabal: A mund tė na thoni diēka rreth qėndrimit tuaj tė fundit nė Spanjė?
 

Arrabal: Sa i pėrket politikės, mund t’ju sjell disa shembuj ēmendurie, ose mund tė flas siē flitet zakonisht. Gjithmonė kam qenė kundėr tė gjitha formave tė tiranisė dhe tė diktaturės. Nuk e kuptoj pėrse verėn e kaluar isha i provokuar, i burgosur dhe i dėbuar nga Spanja. Pėr kėto, madje, nuk dėshiroj tė flas. Por, shpesh mendoj pėr ata qė bashkė me mua ishin tė burgosur nė burgun Carabanchel dhe tė cilėt edhe shumė vjet do t’i kalojnė prapa grilave tė burgut vetėm pėr shkak tė veprave tė cilat njė vend i qytetėruar nuk mund t’i dėnojė pa e turpėruar mė parė vetveten.
 

Arrabal: Ēka mund tė na thoni pėr teatrin tuaj tė tmerrit?
 

Arrabal: Meqė nuk besoj nė shkollat dhe nė drejtimet letrare, shpika “teatrin e tmerrit”. Por, unė refuzoj ēdo atėsi. A mund tė ekzistojė lėvizje mė e bukur letrare se sa ajo ku nuk ekzistojnė dogma, anėtarė, madje as manifeste? Fjala “tmerr” ka tė bėjė me veprat e atyre shkrimtarėve tė cilėt konsiderohen ithtarė tė “teatrit tė tmerrit”. Ky ėshtė manifestim letrar i prirjes sė zotit tė madh Panit. “Teatri i tmerrit” ėshtė teatėr i gjallė dhe aktual.
 

Arrabal: A ekziston lidhja dhe, nėse ekziston, ēfarė ėshtė kjo lidhje midis “Varrezės sė automobilave”* dhe dramave tuaja tė tjera?
 

Arrabal: “Varreza e automobilave”, tė cilėn e shkrova nė vitin 1957, ėshtė njė nga dramat e mia mė tė dashura. Ashtu si edhe dramat tjera, e kam shkruar spontanisht, pa planifikim. Shi pėr kėtė, ajo do tė duhej tė paraqiste njė krijim mė vete dhe krejt tė pavarur. Sipas reagimeve tė njerėzve qė e kanė lexuar, mė duket se ajo paraqet lidhjen nė zingjirin e dramave tė mia. Ndėrkaq, tė gjitha sė bashku krijojnė tėrėsinė e teatrit tim…
 

Arrabal: A ėshtė teatri juaj fryt i fantazisė suaj personale?
 

Arrabal: Duke i shkruar dramat e mia, unė pėrjetoj klimaks tė vėrtetė. Duke shkruar mund tė qaj, tė qesh, tė masturboj dhe tė kaloj nėpėr aventura tė caktuara, tė cilat nuk do tė mė ishin tė kuptueshme nė jetė. Kur udhėtimi im pėrfundon, unė jam njė nga tė parėt qė vėrtetė ėshtė i befasuar. Spektakli teatror ėshtė tėrėsia: ka gurin themeltar, muzikėn dhe trungun e drejtė, tė cilėt i begaton teksti. Teatri mė jep kėnaqėsi, por ai nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me aktin e veēuar tė krijimit. Spektakli teatror ėshtė si pallati, si goja, ndėrsa kreativiteti ėshtė si kėrmilli nė shuplakėn e dorės.
 

Arrabal: Ē’mendoni pėr Victor Garcia-n, pėrkatėsisht regjinė e dramės “Varreza e automobilave”?
 

Arrabal: Mendoj se ai e ka vėnė nė skenė nė mėnyrėn mė ideale, e cila e kėrkon atė publik pėr tė cilin ka ėndėrruar Artaud dhe i cili pėr mua ishte i panjohur gjatė kohės kur i shkrova shumė nga dramat e mia. Nga ana tjetėr, Victor Garcia ėshtė “bishė e menēur” qė e ndjen shenjtėrinė dhe sakrilegjin. Ai qepet pas dramės sime si shkuma pas rrobės, si thika pas plagės.
 

Arrabal: Cili ėshtė reagimi juaj pas shfaqjes sė parė teatrore tė njėrės nga dramat tuaja? A e njihni ėndrrėn tuaj? A ka ndėrruar diēka?
 

Arrabal: Kohėve tė fundit shpesh pėrjetoj befasi, madje edhe shumė tė pakėndshme. Sot, megjithatė, duke iu falenderuar mjeshtrit tė ceremonive nė teatrin barok, kam emocione tė ngjashme, por jo edhe tė njėjta si atėherė kur i shkruaja veprat e mia.
 

Arrabal: Ēka u keni borxh regjisorėve Jerome Savary dhe Jorge Lavelli?
 

Arrabal: Midis regjisorit dhe shkrimtarit ekziston garė e vėrtetė. Secili shėrbehet me zbulimet e tjetrit.
 

Arrabal: Pėrse i zgjidhni regjisorėt me origjinė spanjolle?
 

Arrabal: Njėsoj jam i kėnaqur me veprat e Grotovski-t, Peter Brook-ut dhe Julian Beck-ut. Nuk guxoni tė harroni se unė jam spanjoll i lindur nė Marok dhe se shkrimtarėt e mi kanė qenė Kafka, Dostojevski, Shakespeare dhe Lewis Carol-i. Por, nė Francė tre regjisorė argjentinas (Savary, Lavelli, Garcia) i kuptojnė obsesionet e mia. Ne jemi pasues tė Senekės, i cili u tregoi i pari udhėn e syrgjynit artistėve tė gjuhės spanjolle.
 

Arrabal: Mė duket se nė dramat tuaja gjinden shtigjet e kthimit drejt pastėrtisė dhe mirėsisė fėminore, si p.sh. nė “Ceremonialin e madh”?
 

Arrabal: Unė vėrtetė jam i obsesionuar me sprovat e pastėrtisė dhe tė mirėsisė. Ato mė japin kėnaqėsi, madje edhe deri nė ēastin kur mė torturojnė. Lartėsitė e kėtij pėrjetimi janė vėrtetė tė pėrflakura, me kthesa tė rrėpinjta dhe tė ashpra.
 

Arrabal: Disa shikues, pas dramės suaj “Arkitekti dhe sundimtari i Asirisė”, ndjejnė dėshirėn e fortė pėr kthim nė kohėt e fėmijėrisė. Si e shpjegoni kėtė?
 

Arrabal: Disa shikues reagojnė ashtu. Disa sėrish pohojnė se drama pėrshkruan botėn qė do tė vijė. Ka ende nga ata qė nė tė shikojnė si nė science-fiction. Poeti duhet tė provokojė tė gjitha llojet e ngacmimeve. Kjo ėshtė nė natyrėn e artit tė tij. Sipas mendimit tim, vepra artistike shpėrthen me gjithė bukurinė dhe trishtimin e saj nga kaosi i brendshėm i autorit. Kjo nuk don tė thotė se unė mbroj apo provokoj diēka tė tillė: unė thjesht them se njė gjendje e tillė ekziston. Madje konstatoj se: ku nuk ka kaos, nuk ka as jetė.
 

Arrabal: Si e arsyetoni pesimizmin te “Arkitekti dhe sundimtari i Asirisė”? Gjithmonė gjithēka rifillon pa asnjė ndryshim. Sipas kėsaj, historia nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos gjurmė e filleve pėrkatėse tė mėparshme?
 

Arrabal: Pėrkundrazi, mendoj se kjo dramė ėshtė optimiste e, madje, pėrfundon edhe me lumturi. Kjo vepėr ka rrėnjė tė ndritshme, tempuj tė ndritshėm dhe vazo tė ndritshme.
 

Arrabal: A ėshtė e saktė se do tė kėnaqeshit duke ngrėnė foshnjen e sapolindur?
 

Arrabal: Budelaire ka thėnė se arrat e freskėta kanė shijen e trurit tė tė sapolindurit. Unė me tė vėrtetė nuk dėshiroj tė bėj asgjė tė pariparueshme. Siē e dini, un ik edhe nga pluhuri (vdekja) edhe nga temjani (kisha).
 

Arrabal: Ku janė fillet e megallomanisė suaj?
 

Arrabal: Unė nuk jam megalloman, por nganjėherė e shfrytėzoj megallomaninė si mjet teatror. Megallomania mė ndihmon ta pėrmbaj trishtimin, i cili e frymon trupin tim, sidomos kur mbi mua vėrsulet luciditeti i pafryt.
 

Arrabal: Si ėshtė raporti midis obsesioneve tuaja seksuale vetiake dhe erotikės nė dramat tuaja?
 

Arrabal: Mua, ashtu si edhe ēdo njeri tjetėr, mė intereson erotika dhe pornografia. Nuk jam aspak i befasuar qė tema tė tilla shfaqen nė dramat e mia, sikundėr nuk jam i befasuar qė aty shfaqet edhe vdekja.
 

Arrabal: Pse religjioni, vdekja dhe nėna janė tema tė pėrhershme nė veprat tua?
 

Arrabal: Mė shqetėson fakti qė religjioni, vdekja dhe nėna nuk janė tema tė pėrhershme nė veprat e ēdo shkrimtari. Nė fakt, mendoj se, megjithatė, janė. Ne fshihemi nėn lėkura tė ndryshme. Tė njėjtat skelete tė dukshme nėn larminė dhe dridhjen e dritave duken tė ndryshėm, por nė thelbin e vet janė tė njėjtė.
 

Arrabal: E konsideroni teatrin vizion gjuhėsor apo skenik?
 

Arrabal: Thuhet se sot dramaturgėt janė tė ballafaquar me dilemėn e madhe: duhet tė zgjedhin midis dy formulave – Louis Jouvet-it, se teatri ėshtė dialogu dhe Antonin Artaud-osė, se teatri ėshtė lidhje e gjestit, lėvizjes dhe mizanskenės. Personalisht unė ėndėrroj pėr teatrin ku do tė bashkoheshin humori, poezia, tmerri dhe dashuria. Poezia lind nga deti dhe rregullat e saj. Nė aktin teatror spektatori duhet ta kundrojė ceremoninė e tmerrit si njė lloj flijimi. Ky tip pambarimisht i lirė i teatrit, tė cilit i jam pėrkushtuar, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me antiteatrin dhe me teatrin absurd. Ai ėshtė i veshur me shenjat e dykuptimėsisė dhe i ruajtur me kujdes nga zagari i tėrbuar, i cili tinėzisht pėrvidhet natėn.
 

Arrabal: Pse vazhdimisht refuzoni tė shkruani skenare pėr filma?
 

Arrabal: Unė jam njeri i kohės sime dhe teatri ėshtė shprehje e njeriut tė sotshėm.
 

Arrabal: Ku do ta kaloni tash e tutje pushimin?
 

Arrabal: Do tė pėrpiqem t’u ikė burgjeve spanjolle. A ėshtė kjo ajo ēka donit ta them?
 

Arrabal: Ē’mendoni pėr aforizmin e Konfuēit: “Dymbėdhjetė vezė dhe pak fat mund t’ju sjellin trembėdhjetė zogj tė vegjėl”?
 

Arrabal: Konfuēi ka qenė njeri i tmerrit dhe i trishtimit. I besonte rastėsisė.
 

Arrabal: Ē’mendoni, kur do tė bėheni anėtar i Akademisė Franceze ose – nė rast mungese – i Akademisė Spanjolle?
 

Arrabal: Nuk e di. Do tė doja tė bėhesha anėtar i njėrės nga kėto akademi, ashtu qė aty tė mund t’i shfaqja “dramat e tmerrit” ose happening-ėt
 

* Shėnim: “Varreza e automobilave” u shfaq pėr herė tė parė nė Paris me 19.12.1967. I gjithė teatri u shpėrndėrrua pėr shfaqjen e kėsaj vepre, duke u kthyer nė pothuaj njė varrezė automobilash. Tonelata gjėsendesh u sollėn nė teatėr. Spektatorėt u ulėn nėpėr karriga tė lėvizshme tė vendosura nė qendėr tė veprimit teatror.

 

Shėnime biografike:
 

Spanjolli Fernando Arrabal u lind mė 11.08.1932 nė Melilla (Marok). Ai ishte bir i njė oficeri republikan spanjoll, i cili, pas puēit ushtarak tė Frankos, u arrestua e u dėnua me vdekje dhe, mė pas, gjatė njė arratisjeje nga burgu, u vra. E ėma, njė ithtare e Frankos, qė me gjasė e denoncoi tė shoqin e saj, e la Fernandon e vogėl nė pėrkujdesje tė njė internati kishtar. Mė 1952 Arrabal-i i filloi studimet e jurispodencės nė Madrid, ndėrsa mė 1955 emigroi nė Paris, ku u martua me njė studiuese tė letėrsisė. Fernando Arrabal e nisi krijimtarinė e tij letrare nė Paris me njėaktėshen “Pikniku nė fushė” (1952), pėr tė vazhduar me dramat: “Fando dhe Lis” (1958), “Dy xhelatėt” (1958), “Guernica” (1959), “Nata e kukullave” (1966), “Varreza e automobilave” (1967), Kopshti i kėnaqėsive” (1969), “Arkitekti dhe mbreti nga Asiria” (1969), “Lufta mijėvjeēare” (1972), “Kulla e Babilonit” (1976) etj. Nė qarqet letrare dhe teatrore franceze u bė i njohur nė vitet 60-tė. Mė 1962, sė bashku me Roland Topor-in dhe me disa miq tė tjerė, themeloi “Lėvizjen e Panit”. Krahas dramaturgjisė, Arrabal-i ka shkruar edhe romane dhe poezi. Vėllimet e tij poetike janė ilustruar nga piktorė botėrorė, tė tillė si: Dali, Magritte, Picaso etj. Mė 1967 Arrabal-i e vizitoi atdheun e tij, Spanjėn, ku, pėr shkak tė nė “blasfemie politike”, u burgos. Ai u lirua nga burgu pas njė kampanje tė fuqishme ndėrkombėtare. Veprat e tij, nė tė cilat ai e atakon deri nė blasfemi kishėn dhe atdheun, shquhen pėr situatat surreale, ritualet monstruoze dhe eksceset blasfemuese, tė cilat konsiderohen si elemente tė estetikės sė Arrabal-it, pėrmes tė cilave ai i theu konvencat normative tė dramaturgjisė klasike dhe skicoi teatrin katarktik tė ekstazės. Me vizionet e tij traumatike dhe me eksceset seksuale nė dramat e tij, ai e shokon publikun.
 

Pėrktheu: Bekim Lumi

Kthehu mbrapa